Zëdhënësi i qeverisë për letrën e Gërvallës: Ripërsëritje e premtimeve të Kurtit

“Ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë me 18 mars 2023 në Ohër e me 2 maj 2023 në Bruksel”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në lidhje me letrën e ministres Gërvalla se qeveria është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar KiE-së se qeveria është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, është ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë në Ohër e Bruksel.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon pas një viti një ofertë të tillë që dy herë i është refuzuar Kurtit, atëherë qeveria është e gatshme ta zbatojë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe në kontekst të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, krejt kjo varet nga faktori ndërkombëtar e jo nga Qeveria e Kosovës.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon tash, një vit pas, një oferte të tillë, ne jemi të gatshëm ta zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe në kontekst të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas Kryeziut, dy ofertat e Kurtit në lidhje me këtë janë refuzuar, si oferta e parë me tri shtylla si “Kushtetuta e Kosovës, Aktgjykimi i kësaj gjykate i datës 23 dhjetor 2015 dhe qëndrimi evropian i Federica Mogherini më 24 gusht 2015”, ndërsa oferta e dytë ishte duke iu referuar modelit kroat.

“Oferta e parë e kryeministrit Kurti ishte me tri shtylla që duhej të dakordoheshin paraprakisht (I. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga 23 dhjetori 2015; II. qëndrimi evropian i znj. Federica Mogherini më 24 gusht 2015; dhe, III. qëndrimi amerikan i zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar më 30 janar 2023). Oferta e dytë ishte e frymëzuar nga modeli kroat e i cili është gjithashtu në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Të dy këto oferta të kryeministrit Kurti janë refuzuar. Të shohim a do pranohet për herën e tretë”, ka thënë Kryeziu.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

“Dorëzohet” qeveria – po përgatit një draftstatut për Asociacionin

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika