Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, ka thënë se ShBA-ja e mbështet planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, pasi ka të bëjë me 18 milionë njerëz dhe me të ardhmen e tyre.
“Më vonë, këtë vit, vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime të ulëta. Pra, secilën herë që dikush dërgon para përmes bankës, do të ketë shpenzime më të vogla. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin në tregun unik evropian”, tha O’Brien.
Më tej, O’Brien tha se ShBA-ja është e ngazëllyer që po e sheh lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë se është vitale për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor për t’i përmbushur potencialet e veta.