S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend

Nuk kaloi Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze

Me 75 vota për dhe 13 kundër nuk kaloi projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kundër kësaj marrëveshjeje ishte edhe deputeti i pozitës nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani, po ashtu edhe disa deputetë të PDK-së, përveç deputetes Eliza Hoxha, e cila votoi për.

Kuvendi nuk ka miratuar as marrëveshjen e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje nuk u votua nga deputetët e LDK-së, por ata të PDK-së votuan për marrëveshjen.

“77 për, 10 kundër një abstenim, nuk kalon kjo marrëveshje” – ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika