Studiuesit po tregojnë gjetjet e tyre e të tjerët po dëgjojnë me vëmendje.
Në ditën e parafundit të javës së Albanologjisë u fol e u prezantuan punime për folklorin shqiptar, nisur nga studimi për Qamilin e Vogël, vallet kombëtare e deri tek analizimi i tingujve të ndryshëm muzikor.
Sekretari shkencor në Institutin Albanologjik, Lulzim Lajqi tregon për rëndësinë e kësaj jave.
“Unë mund të them që jemi të kënaqur me rrjedhën që ka shku deri tash, mirëpo mendoj që vlera e vërtetë e këtij aktiviteti është kur të botohen kumtesat, ne e kemi traditë dhe rëndësia e këtyre punimeve më e madhe është kur te gjitha këto botohen në vëllime”, tha Lulzim Lajqi.
Një ndër studiuesit që ishte i ftuar të fliste për materialin muzikor folklorik tregoi çështjet kryesore që diskutuan për këtë temë.
Studiuesi Liburn Jupolli deklaroi se “Folklori është prezent në vet shoqërinë dhe Instituti merret me këtë pjesë dhe është i hapur gjithnjë për publikun e gjerë”
Në ditën e fundit të Javës së Albanologjisë, do të diskutohet për format dhe praktikat e solidaritetit tradicional e bashkëkohor ndër shqiptarë.