Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar ta votojë projektligjin për shëndetin riprodhues [IVF] në seancën parlamentare të së enjtes.
Vetëm 37 deputetë morën pjesë në votimin për amendamentin e propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në seancën e sotme.
“2 vota kundër amendamentit, 1 votë për. 37 deputetë morën pjesë në votim. Nuk mund ta trajtojmë çështjen më tutje, meqenëse duhet të zgjidhet njëherë amendamenti i katërt që të mund t’i trajtojmë amendamentet e tjera” – tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndryshe, Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk është hedhur në votim as në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 07.03.2024 për shkak të mungesës së kuorumit për të votuar një amendament të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.