Hamza falënderon deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi ka shkruar për marrëveshjet ndërkombëtare që u votuan sot në kuvend.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë shumë më mirë. Sot, deputetët e të gjitha partive i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim konkret në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.”

Hamza ka falënderuar deputetët për votimin e miratimit të marrëveshjeve.

“I falënderoj deputetët që votuan për miratimin e këtyre marrëveshjeve. Personalisht, jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithëve.”

Sipas Hamzës, këto marrëveshje ndërkombëtare mund t’i sjellin Kosovës përfitime me miliona euro vetëm me dinamikën e punës që do ta krijojmë me qeverisjen e re.

“Kjo ka qenë gjithmonë bindja ime dhe është qëndrimi im i shprehur së fundmi edhe publikisht më 4 prill. Përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe interesi i vendit, ka qenë, është dhe do të mbetet misioni im i përhershëm në politikë.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika