I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin amerikane, Jeff Hovenier, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
Gjithashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se e ka njoftuar Hovenerin për arsyet e kërkesë së tyre për zgjedhje të parakohshme.
“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.