Raportet Kosovë – Shqipëri, analistët kritikojnë qasjen e shteteve

Raportet e ftohta të Kosovës e Shqipërisë janë bërë edhe një herë të qarta. Ballkani i Hapur u bë shkas që të këtë sërish thyerje mes dy kryeministrave Kurti e Rama. Janë njohësit e çështjeve politike të dy vendeve të cilët thonë se janë dy shtete më qëllime të ndara

Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë

Çështjet madhore po janë shkas që rrugët të iu ndahen. Liderët e dy shteteve më të mëdha shqiptare duket se nuk po gjejnë kompromis për tema ndërkombëtare.

Iniciativa e Ballkanit të Hapur u bë pikë kyçe që përçarjet në mes të dy kryeministrave, Edi Rama nga Shqipëria e Albin Kurti nga Kosova, të vihen edhe një herë në pah.

Rama nuk e la edhe një herë pa i çuar mesazh Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Ohrit.

Një gjë të tillë po e mohon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“ Raportet janë të mira. Ne parashihmi që as dy javë të mbajmë një mbledhje të qeverisë së përbashkët e cila është vazhdimësi e mbledhjes së Elbasanit”, ka deklaruar Albin Kurti.

Por, ndryshe nga Kurti po mendojnë njohësit e çështjeve politike nga Kosova e Shqipëria.

Ata vlerësojnë se raportet mes dy vendeve janë përkeqësuar dhe ka arsye për këtë.

“ Ky është momenti kur marrëdhëniet e Kosovës e Shqipërisë po vështirësohen jashtëzakonisht shumë. Duket tani sikur jemi dy shtet më qëllime të ndara”, ka thënë analisti Ben Andoni.

“Raportet e tyre janë që tri vite të tilla . Kurti ka kundërshtua këtë nismë që nga fillimi. Mendoj se e ka gabim”, ka thënë analisti Shkëlzen Maliqi.

Një nga arsyet kryesore të ftohjes së marrëdhënieve ndërmjet liderëve shqiptar e kosovar ishte pikërisht nisma e Open Balkan, të cilën Rama e përkrahu e që idenë për të e dha presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika