Kurti në 25 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se "më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Edhe sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur dhe se drejtësia për të nuk ka filluar ende"

Ukshin Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drejtësia për Ukshin Hotin nuk ka filluar ende, pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që nga zhdukja e tij.

Kurti shtoi se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticion sikurse Ukshin Hoti.

“Më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Edhe sot, ҫerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur. Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticien të politikës sikur ai. Drejtësia për të nuk ka filluar ende”, tha Kurti.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar edhe për përvjetorin e vdekjes së heroinës, Marte Tunaj, siç e ka quajtur kryeministri treguese e të vërtetës për dhunën seksuale të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë.

Kurti shtoi se për krimet e tilla të luftës drejtësia është vonuar.

“Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar”, shkroi Kurti.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika