Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka thënë se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s, për bombardimet e 1999 dhe për rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Kështu ka shkruar Zemaj, teksa ka shpërndarë postimin e kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, ku udhëheqësit e e kësaj organizate bëjnë homazhe për të rënët që u sakrifikuan në luftë.
“Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s për Ndërhyrjen Humanitare 1999 dhe KFOR-it për angazhimin e fortë dhe shërbimin vetëmohues ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Zemaj, në X.
#Kosovo is eternally grateful to @NATO for the Humanitarian Intervention 1999 & to @NATO_KFOR for the strong commitment & selfless service to peace & security in #Kosovo and in the region. https://t.co/lcQpX3Hx8U
— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) May 16, 2024