Qeveria s’u koordinua me presidenten Osmani për letrën e dërguar në KiE

"Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë"

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka adresuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Në atë letër është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

E hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me KiE, kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia. Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetueses i draftstatutit të përpiluar nga evropianët, por kjo u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, i cili u refuzua.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se ky veprimi i  Qeverisë së Kosovës, nuk është konsultuar e as dakorduar me presidenten, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka shtuar se Osmani përkrahë vetëm qëndrimet dhe veprime paraprakisht të konsultuara.

E si nënshkruese e letrës së zotimeve, Kupina ka theksuar se çdo derivat nga ajo letër duhet të konsultohet dhe miratohet edhe Presidenca.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka deklaruar Kupina.

Krahas kësaj, Kupina ka shtuar se Osmani gjatë tërë ditës është duke biseduar me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në KiE.

“Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.

Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka shtuar Kupina.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika