Shkëlqim Devolli takon senatorë dhe kongresmenë amerikanë në Washington DC, bashkëpunimi ekonomik temë kryesore

Shkelqim Devolli

Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë të karakterit ekonomik.

Ai sot gjatë ditës ka takuar në Washington DC dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat, Kevin Hern, dhe senatorin republikan, Pete Ricketts.

Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se të dy këta politikanë kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet tregut amerikan dhe atij kosovar, si dhe mundësitë për bashkëpunime të reja tregtare.

Kongresisti Hern ka në pronësi të veten rreth 25 restaurante McDonald’s, si dhe për shumë vjet ka shërbyer në pozita të larta udhëheqëse në këtë kompani, që është një ndër brendet më të njohura në botë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në sektorin bankar, të teknologjisë, atë të patundshmërive dhe të botimeve sportive.

Kurse, senatori Ricketts, i cili po ashtu ka ekspertizë të gjatë sipërmarrëse, ka ushtruar edhe detyrën e guvernatorit të shtetit të Nebraskas.

Afaristi Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e udhëheq të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë, në të cilët këta politikanë të lartë kanë qasje.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika