Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra e cila ka qarkulluar këtë të enjte në mediat kosovare për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i është dërguar kryeministrit Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, para letrës së sotme të Qeverisë së Kosovës në KiE.
Knaus tha se kjo letër e treshes evropiane kishte për qëllim ta zgjidhte cështjen e Asociacionit përfundimisht këtë maj.
Sipas tij Asociacioni duhet t’i përmbushë kriteret e KiE-së dhe se propozimi i Kosovës i plotëson ato.
Lexo edhe:Treshja e madhe e Evropës i shkruajnë Kurtit, ia bëjnë me dije se po rrezikohet anëtarësimi në KiE
“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asocaicionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.
Knaus tha se formimi i Asociacionit nuk duhet të behet sipas këkresave të Serbisë për shkak se bllokohet Kosova në rrugën e saj për integrim.
“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka thënë Knaus.