Takimi në Kotorr, Kurti: Një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që “Plani i Rritjes së BE-së” ka për rajonin

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka thënë se takimi në Kotorr dhe diskutimi për “Planin e Rritjes së BE-së”, ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që ky plan ka për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kotorr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Kotorr me liderët e rajonit për të diskutuar për “Planin e Rritjes së BE-së”, ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që ky plan ka për rajonin.

“Ky organizim ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave, e cila përmban pesë fusha të politikave, me 32 reforma në 17 sektorë, por edhe platforma për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto, si bazë për paqe, siguri dhe integrimin e rajonit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në këtë takim për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, ka theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA).

“Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës”, ka thënë tutje kryeministri i vendit.

Kurti e ka falënderuar kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, për mikpritjen dhe takimin e parë bilateral dhe se sipas tij, forcimi i urave të bashkëpunimit me Malin e Zi është përkushtim i ndërsjellë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga BE-ja dhe ShBA-ja, derisa slogani ishte “Një rajon, vizion i përbashkët”.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika