Trepça ka arritur ta mposhtë ekipin e Golden Eagle Ylli me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës
Trepçës tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.
Ndeshja e katërt finale do të zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë vendimtare për titull.
Trepcës i nevojitet vetëm një fitore për t’u bërë kampion, kurse nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.