Analisti, Dardan Gashi, ka thënë se kanë qenë të sigurtë që Qeveria e Kosovës do të bëjë koncesione për Asociacionin, por sipas tij, vetëm pasi që i bëjnë dëmet.
“E kemi thënë që këtë koncesion ata e bëjnë, por e bëjnë vetëm pasi e bëjnë dëmin”, ka thënë Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i bën këto koncesione pasi i “bën dëm” vendit.
“Kryeministri Kurti, zakonisht, koncesionet i bën vetëm pasi i bën dëm Kosovës, për shembull sanksionet e të gjitha këto, pastaj i bën koncesionet”, ka thënë analisiti.
Ai është shprehur se nuk kanë pasur “asnjë pikë dyshimi” se kryeministri Kurti e bën këtë koncesion.
“Kjo është tragjedia e qeverisjes Kurti dhe mënyrës se si operon me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur ai.