Kosova mbetet jashtë agjendës për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Pavarësisht zotimit të Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e draftstatutit të Asociacionit një ditë më parë, Kosova mbetet jashtë rendit të ditës për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Foto ilustruese

Mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova ende nuk është në rend dite, pritet të mbahet këtë të premte, më 17 maj.

Kosova nuk do të jetë në agjendë pasi disa vende si Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, të enjten, njoftoi se i ka dërguar një letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me anë të së cilës, u zotua se deri në fund të majit, Kosova do ta përpilojë një draftstatut të Asociacionit.

Kjo ka sjellë përplasje me Presidencën, ku në reagimin e tyre është thënë se nuk ka pasur koordinim mes krerëve të shteteve për këtë letër.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka shtuar se Osmani përkrah vetëm qëndrimet dhe veprime paraprakisht të konsultuara.

Qeveria s’u koordinua me presidenten Osmani për letrën e dërguar në KiE

E si nënshkruese e letrës së zotimeve, Kupina ka theksuar se çdo derivat nga ajo letër duhet të konsultohet dhe miratohet edhe nga Presidenca.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka deklaruar Kupina.

Krahas kësaj, Kupina ka shtuar se Osmani gjatë tërë ditës është duke biseduar me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në KiE.

“Krisje” mes Kurtit e Osmanit? – Presidenca nuk e përkrah letrën drejtuar KiE-së

Po ashtu, në një përgjigje për Dukagjinin, nga Presidenca kanë bërë të ditur se përkrahin qëndrime dhe veprime që janë të konsultuara dhe të koordinuara paraprakisht me ta.

Edhe sa mundësi i ka Kosova për të hyrë në agjendën e KiE-së?

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika