Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan që ishte në arrati që nga 15 korriku i vitit të kaluar.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kohës kur i dyshuari ishte në arrati, ndaj tij janë iniciuar dy raste për kanosje.
“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.