Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë ku gjatë kontrolleve rutinore pasagjerit i është gjetur një thikë.
I dyshuari është dërguar në stacionin policor të Prizrenit për procedurat të mëtejme, derisa të gjitha këto veprime do të përdoren si dëshmi për gjykatën.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është urdhëruar që ndaj tij të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore në Prizren”, ka njoftuar Policia e Kosovës.