Jashari: Pensioni i veteranëve nuk guxon të jetë nën pagën minimale

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se pensionet e veteranëve nuk guxojnë të jenë më poshtë se paga minimale

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari, ka thënë se ligjet aktuale të Kosovës nuk lejojnë që pensionet e veteranëve të qëndrojnë nën pagën minimale.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ai e ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të cilin tha se po vepron në mënyrë të paligjshme.

“Ligji ekzistues nuk ia ndalon qeverisë që veteranët të kenë benefit më të lartë, por me ligj definohet qartë, Qeveria e Kosovës, në çfarëdo gjendje, beneficioni nuk mund të jetë nën pagën minimale. Krejt ky problem është që del një ministër që thirret në një ligj që nuk është i zbatueshëm, në një ligj që kërkohet kategorizimi i veteranëve”, ka deklaruar Jashari.

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari

Jashari ka pasur kritika edhe për kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se ai po sillet si prokuror dhe jo si kryeministër.

Jashari tha se nuk është e vërtetë se në listat e veteranëve janë 60 mijë anëtar, sipas tij janë mbi 30 mijë.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptova a foli si kryeministër a si prokuror a si gjykatës, megjithatë është km që nuk ka lidhje me listat e veteranëve sepse është një organ kompetent, janë komandatët e zonave në zingjirin komandues që na e kanë ofruar atë numër që është, dhe shumë po spekulohet për nr e veteranëve sepse nuk është 60 mijë, janë mbi 30 mijë”, ka thënë Jashari.

Jashari theksoi se në listën e veteranëve janë të përfshira tri kategori, veteranët luftëtarë, pjesëtarët e luftës dhe pjesëmarrësit./Portali D/

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika