Takimi Kurti – Krasniqi, Musliu – Shoshi: U diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, për takimin Kurti – Krasniqi, ka thënë se aty është diskutuar për caktimin e datës kur do të mbahen zgjedhjet

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi

Lidhur me takimin mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se si “parti shtetformuese” për ta, interesat e vendit janë më madhore se ato partiake”.

“Tani ka shumë herë, kryeministri dhe presidentja kanë bërë ftesë dhe ne si parti nuk e kemi vlerësuar të domosdoshme që të marrim pjesë në ato takime”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, kësaj radhe e kanë parë të arsyeshme që të shkojnë në këtë takim dhe të diskutojnë lidhur me datën e zgjedhjeve.

“Marrë parasysh që ne jetojmë në demokraci dhe secila parti politike e ka të drejtën që të refuzojë apo të pranojë, ne e kemi parë të arsyeshme që të jemi në këtë darkë dhe të shkojmë me kërkesën tonë direkte që është shpërndarja e Kuvendit apo caktimi i datave sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë deputetja në “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

“I kemi paraqitur disa data dhe nga deklarimet që kemi parë pas këtij takimi shihet që konkretisht është diskutuar për datën e zgjedhjeve dhe mënyrën se si kësaj qeverie t’ia shkurtojmë jetëgjatësinë qeverisëse”, është shprehur Musliu – Shoshi.

Një darkë pune u zhvillua këtë të hënë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Lexo më shumë: “Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e Krasniqit

Në këtë takim, përveç tyre, ishin edhe shefat e Grupeve Parlamentare të të dyja partive, si dhe temat e diskutuara sipas kryeministrit u fokusuan në sfidat politike dhe legjislative që Kosova po përballon në këtë periudhë.

Kryeministri Kurti, pas takimit, ka thënë se me Krasniqin ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe, sipas tij, stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika