Kraki godet treshen e madhe evropiane: Po bëjnë punën e Serbisë, penguan anëtarësimin e Kosovës në KiE

Profesori Nezir Kraki nga Parisi e quan dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një “kurth” dhe “thikë në shpinën e Kosovës”, duke argumentuar se ndërkombëtarët kanë qenë destruktivë me Kosovën dhe kanë favorizuar Serbinë

Profesori universitar, Nezir Kraki

Hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kanë kërkuar Franca, Gjermania e Italia. Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetuese i draft-statutit të përpiluar nga evropianët, por u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, e refuzuan – dhe Kosova dështoi të anëtarësohet në këtë organizatë.

E kjo sipas profesorit shqiptar nga Parisi, Nezir Kraki, është një kurth për Kosovën dhe është “një thikë në shpinën e Kosovës”.

“E dëshmoj qasjen totalisht destruktive dhe kundërproduktive të faktorit ndërkombëtar me përkëdheljen me çdo çmim dhe pa asnjë hezitim Serbisë. Këta janë pajtuar me kërkesën e Serbisë që t’i japin më shumë kohë asaj. Jo ta shtyjnë Kosovën për ma vonë, por t’i japin më shumë kohë Serbisë.

Sepse kjo koha për Serbinë se do të ridefinojnë pozicionin e saj strategjik, gjë që nuk do të ndodhë, dhe Serbia ka arritur të gjithë diplomatët që janë marrë këto dy vitet e fundit me Kosovën, këtë lajt motiv e kanë pas; që Serbisë mos t’ia ngushtojnë fortë punën se po na bëhet më keq situata me të….

Ky kurth i disa vendeve aleate tonat fatkeqësisht është një lloje thikë në shpinën e Kosovës dhe në vetë planin franko-gjerman, i cili normalisht në pikat 2 dhe 3 që Serbisë i kërkohet të mos e pengojë Kosovë të anëtarësohet dhe dalin këta dhe bëjnë punën e Serbisë, e pengojnë Kosovën të pengohet… i kërkoj të të marrë vendime unilaterale siç e ka bërë prej 2011, që i përgjigjen kërkesave të Serbisë”, ka thënë Kraki, përmes një lidhje direkte nga Parisi në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Krakit, Qeveria e Kosovës ka plotësuar kushtet dhe nuk është fajtore për këtë dështim.

“Qeveria e Kosovës e ka trajtuar këtë proces në momentin kur e ka validuar vendim për tokat e Manastirit, ai ka qenë kushti i cili është përmend që moti. Dhe ai kusht u kapërcye dhe u përshëndet nga të gjitha… dhe në raportin e Bakoyannis theksohet se nuk ka më asnjë kusht dhe nuk ka më si të mos anëtarësohet Kosova”, ka shtuar Kraki.

Kujtojmë se Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së kësaj mbledhjeje në Strasburg, për shkak të refuzimit nga Qeveria e Kosovës të kërkesave të Gjermanisë, Francës e Italisë që të bëhen hapa konkretë për Asociacionin.

Ndërsa, gjatë ditës, kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, ka bërë të ditur se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika