Kurti takon ambasadorin britanik, diskutojnë për rezultatin e mbledhjes së djeshme në KiE

Kryeministri Kurti në takim me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves e ka falënderuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves të cilin e falënderoi për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, rezultati i kësaj mbledhjeje, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit.

Kurti e falënderoi ambasadorin britanik gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes që u zhvillua në Kotor të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.

Ndryshe, dje Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika