Kush po pëson më shumë nga shkëputja e pagës minimale?
Sipas, Zgjim Hysenit, nga Partia Social Demokratike (PSD), më e rëndësishme për të është të bisedohet për vendimin e qeverisë i cili do të bëhet ligj sesa për procedura.
Hyseni tutje ka thënë se numri veteranëve që do të pësojnë nga shkëputja e pagës minimale është më i madh sesa i atyre që janë mashtrues.
“Numri i veteranëve të vërtetë që pësojnë nga shkëputja e pagës minimale është më i lartë sesa i atyre që nuk janë të vërtetë”, ka thënë Hyseni në Debat Plus.
Sipas tij, veteranët e vërtetë po sakrifikohen, në emër të një procesi të drejtësisë për të cilin nuk është duke u bërë asgjë.
Hyseni, ka ngritur një pyetje se a po dëshiron qeveria që me të vërtetë të ketë drejtësi? Sipas tij, “kjo qeveri nuk e ka ndërmend e as nuk është duke u brengosur për të vendosur drejtësi”.