“Qytetarët të kenë më kujdes se kujt ia japin votën” – opozita me kritika për qeverinë

Qeveria Kurti ka hyrë në vitin e fundit të këtij mandati, gjatë të cilin premtoi reforma rrënjësore.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se janë vite të humbura për Kosovën në secilën sektor.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica, ka deklaruar se Qeveria ka dështuar në të gjitha aspektet.

Deputeti Selmanaj ka thënë se njerëzit nuk duhet të eksperimentojnë me votën e tyre.

“Në çdo aspekt Kosova ka pasur stagnim total ose në fusha të caktuara edhe regres të madh, mos të flas për politikën e jashtme, që pothuajse Kosova nuk ka pasur fare politikë të jashtme. Prandaj për fatin e keq ashtu siç kemi thënë edhe në fillim që nuk duhet që njerëzit në Kosovë, votuesit të eksperimentojnë, sepse nëse mbani mend para tre vite e gjysmë njerëzit flisnin thonin hajt ta provojmë një ndryshim shteti nuk është arenë provash nuk është arenë eksperimentesh. Do të kemi shumë kujdes se kujt ia japim votën sepse më pas humbin vite”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka shtuar se “duhet të kemi shumë kujdes njerëzit që i zgjedhim sepse më pas mundemi me vite të ankohemi, të vajtojmë ja çka i bëmë vetes, ja çka i bëmë vetes”.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se Qeveria aktuale ka dështuar në në luftimin e krimit të organizuar, në raportet me miqtë ndërkombëtar, në marrëdhëniet ndërshqiptare, etj.

“Kjo Qeveri ka mbushur tri vite me 22 mars dhe realisht kanë kaluar edhe dy muaj dhe është kah fundi i mandatit të saj. Realisht unë nuk mund të gjej ndonjë pikë nga përpjekjet, programet dhe premtimet të cilat i ka realizuar kjo qeveri. Në të gjitha aspektet në luftimin e krimit të organizuar ka dështu, në raportet me miqtë ndërkombëtar, ka dështu në marrëdhëniet ndërshqiptare, ka dështu në çështje sociale. Përveç strehimit dhe rregullimit të militantëve të tyre nëpër institucioneve të Kosovës, në asnjë segment tjetër nuk shoh asnjë rezultat, asnjë sukses nga premtimet e bujshme në bazë të cilave i kanë marrë me 14 shkurt 50 për qind të votave”, ka thënë Reçica./ Ekonomia Online

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika