Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

FOTO:AP

Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë trupat e tre pengjeve izraelite që ishin vrarë më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Siç raporton BBC, trupat e gjetur janë të 22-vjeçares Shani Louk, 28-vjeçares Amit Buskila, dhe të 56-vjeçarit Itzhak Gelerenter.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata ishin vrarë më 7 tetor në jug të Izraelit derisa po iknin nga festivali i muzikës Nova, ku militantët e Hamasit i vranë qindra njerëz, dhe se trupat e tyre ishin dërguar në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se “ne do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjalla dhe të vdekura”.

IDF-ja tha se trupat e tyre u gjetën gjatë natës, por nuk tregoi se ku saktësisht ishin gjetur në Gazë.

Javët e fundit, ushtria izraelite është duke vepruar në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah. IDF-ja thotë se ka të dhëna se pengjet po mbahen në Rafah.

Luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit.

Rreth gjysma e pengjeve janë liruar, shumica në shkëmbim të të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli, gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Izraeli thotë se rreth 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Lufta e Izraelit në Gazë prej 7 tetorit i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Netanyahu është zotuar se do ta shfarosë Hamasin dhe se do t’i kthejë të gjitha pengjet, por ai ka shënuar pak përparim në këtë drejtim. Ai përballet me trysni për të dhënë dorëheqje, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar me kufizimin e mbështetjes për shkak të gjendjes humanitare në Gazë.

Izraelitët janë të ndarë në dy kampe: ata që duan që Qeveria ta ndalë luftën dhe t’i lirojë pengjet, dhe të tjerët që mendojnë se pengjet janë një çmim i pafat që duhet paguar për shfarosjen e Hamasit.

Negociatat për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, të ndërmjetësuara nga Katari, SHBA dhe Egjipti, nuk kanë dhënë fryt deri tani.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika