Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqës

Lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, nuk e ka komentuar vendimin paraprak për masën e arrestit shtëpiak, derisa ka shtuar se tashmë çdo veprim tjetër i takon vetëm gjykatës

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale për vendimin të lirimit në arrest shtëpiak për Enver Sekiraqën, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që të aprovoj këtë ankesë dhe të njëjtin ta rikthente në masën e paraburgimit, aktvendim ky për të cilin njoftimi bë më 17.05.2024.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk komentoi vendimin paraprak për masën e arrestit shtëpiak e tha se tashmë çdo veprim tjetër i takon vetëm gjykatës.

Ai nuk komentoi vendimet e gjykatës as njërin e as tjetrin deri sa foli për veprimet që kanë ndërmarrë.

“Ne e kemi bërë punën tonë, rasti është tash në gjykatë çka do që keni ju lutem drejtohuni në gjykatë. Nuk është më në fazën e hetimeve nuk kemi më asgjë këtu”, tha Kryeprokurori Isufaj përmes telefonit për KALLXO.com.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, ku Apeli dy ditë më parë kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim.

Lexo më shumë: Arratiset Enver Sekiraqa, Policia: Kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare ndaj Enver Sekiraqës.

Lajmin për Dukagjinin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës. Nga policia kanë thënë se veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore.

“Kjo qasje joprofesionale e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit”, kështu ka thënë ministrja e dikasterit të Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas arratisjes së Enver Sekiraqës.

Lexo më shumë: Arratisja e Sekiraqës, Haxhiu: Qasja joprofesionale e gjyqtarëve po e trash krimin

“Kjo qasje joprofesionale e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit. Herë po manifestohet me vrasje e herë me arratisje të tërësishme. Dhe ky nuk është gabim i izoluar, por veprime të shpeshta që po shndërrohen me mendësi të gjykimit e të cilat po përkthehen në stimulim të kriminelëve”, ka thënë Haxhiu.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika