Misioni i veterinarit holandez për t’i ndihmuar kafshët në Kosovë

Me një mision për t’iu përmirësuar jetën kafshëve në Kosovë, veterinari holandez Piet Hellemans ka ardhur në Kosovë në bashkëpunim me shoqatën “Animals Kosovo”. Ai thekson se ndonëse trajtimi i kafshëve në Kosovë ka qenë më i mirë krahasuar me vendet që ai ka vizituar, ai thotë se trajtimi nuk është më ideali

Ka një jetë që ia ka kushtuar kafshëve.

Por Piet Hellemans ka vendosur që punën e tij si veterinar në Holandë ta zhvendos edhe në Prishtinë.

E nisur nga një kërkesë nga miku i tij për të bashkëpunuar me “Animals Kosovo”, Hellemans ka vendosur që të krijojë një rrjet të veterinarëve nga Holanda që do ndihmojnë në kastrimin dhe sterilizimin e kafshëve në Kosovë, gërshetuar me përpjekjen për t’iu siguruar një jetë më të mirë.

Ndonëse vlerëson se Kosova ka bërë hapa në këtë drejtim, situata nuk është më idealja.

“Ka nevojë për më shumë ushqim për qen, ka nevojë për një veturë që të përdoret si ambulancë, s’ka nevojë të jetë luksoze, çdo veturë që mund të transportoj kafshë është në rregull. Përmes rrjetit tim në Holandë kemi dhuruar një makinë me rreze X, gjenerator oksigjeni dhe do t’i sjellim me veterinarët me të cilët bashkëpunojmë këtu, ashtu që tu japim trajtim më të mirë qenve dhe maceve,” u shpreh Piet Hellemans, veterinar nga Holanda.

Bashkëpunimin e kanë të freskët, por “Animals Kosovo” ka shërbyer si adresë kontributi edhe nga veterinarë të tjerë kosovar.

“Na veç kemi rezultat. Dëgjojmë prej vullnetarëve se për herë t’parë është një shoqatë edhe ka prej shoqatës që kontakton me ta, se ne jemi 24/7 online me ta, për ndihmë e këshillë jemi aty. Miqtë prej Holandës e kanë pa qasjen tonë në internet, andaj po vijnë për të na ndihmuar,” tha Sadri Sopi, drejtues i shoqatës “Animals Kosovo”.

Ndër masat e ndërmarra për strehimin e qenve qe edhe ajo e kryetarit, Përparim Rama për subvencionim pas strehimit të qenve endacak.

Por sipas Hellemans, paratë do gjenin shpenzim më të mirë diku tjetër.

“Është një iniciativë e mirë, brilante në teori. Sidomos kur këta qenë sterilizohen për të parandaluar procesin e riprodhimit. Por, fatkeqësisht, mund edhe të keqpërdoret. Kam dëgjuar histori se si këta qenë mund të abuzohen, i marrin paratë dhe i hedhin qentë. Mund edhe ta bëjnë përsëri, me qenë të tjerë. Por këto para do shpenzoheshin më mirë në kujdes më të mirë veterinar kastrim dhe sterilizim,” tha Hellemans.

E mikpritjen që i dhanë kosovarët, ai uron që të njëjtën t’ua dhurojnë edhe kafshëve.

“Nëse keni një zemër dhe të gjithë kosovarët që kam takuar e kanë, nëse i doni kafshët, jeta e tyre mund të jetë më e mirë. Nuk janë vetëm parat që na duhen, na duhen edhe vullnetar që mund të marrin një qen në nevojë dhe të na e sjellin tek ne, t’i ushqejnë ata, të fitojnë besimin e tyre duke i ushqyer dhe më pas, të na i sjellin neve,” shtoi Hellemans.

Ai thekson se ndihma e treguar ndaj kafshëve, do rezultonte në uljen e numrit të rasteve të sulmit nga ta.

Hellemans dhe ‘Animals Kosovo” pritet që Kosovën ta vizitojnë përsëri, në përpjekje për të realizuar misionin e tyre.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika