Haradinaj për AAK-në: Partia me më së shumti mbështetje në Gjermani

"Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit e përkushtimit të strukturave të saj. Mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë", kështu u shpreh Haradinaj gjatë një vizite në Bavari të Gjermanisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin dhe se AAK-ja vazhdimisht është partia e cila po gjen mbështetje më të madhe falë përkushtimit të saj që e bën.

Haradinaj në vazhdën e vizitës në Gjermani, ka takuar sot strukturën e nëndegës së AAK-së në Bavari.

“Para një viti isha pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të Aleancës për Bavari. Që nga ajo kohë kryetari kësaj nëndege, Selim Hoti, me bashkëpunëtorë ka krijuar një atmosferë pune që ka ndikuar në mobilizmin e strukturave të Aleancës në Gjermani dhe afrimin me bashkatdhetarët tanë. Sot, në takim me bashkatdhetarë, organizuar nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nuremberg, përjetova një pritje tejet të ngrohtë. Me ta, pata kënaqësinë që të flasim për zhvillimet në Kosovë dhe proceset që na presin muajt vijues”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë.

“Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit e përkushtimit të strukturave të saj. Mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë”.

“Për mua dhe Aleancën, bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Ashtu siç kishin rolin e tyre jetik për lirinë e Atdheut, shtetformimin e shtetndërtimin, ata janë pjesë e jona e pandarë në përkushtimin tonë për ta sjellë ndryshimin dhe për ta orientuar Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, është shprehur ish-kryeministri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika