Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut është bllokuar rruga Prishtinë – Gjilan.
Durmishi njoftoi se rruga është bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut në fshatin Kishnicë.
“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi në Facebook.