Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur këtë të hënë në Prishtinë.
Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në rast janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta.
Ndërkaq, ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.