Mungesa e gjelbërimit dhe betonizimi, faktorë kyçë të vërshimeve në Prishtinë

Inxhinieri i hidroteknikës, Sokol Xhafa thotë se faktorë kyq të vërshimeve janë, mungesa e gjelbërimeve dhe pjesa e ndërtimeve

Pamje të vërshimeve në qendër të Prishtinës më 3 maj 2024

Gjatë natës së mbrëmshme pati reshje të dendura të shiut që ranë gjatë gjithë natës.

E kështu duke shkaktuar vërshime në disa lagje të kryeqytetit.

Sipas Sokol Xhafës, inxhinier i hidroteknikës, i specializuar në fushën e hidroteknikës dhe PhD kandidat në Budapest, ajo se çfarë po ndodh në Prishtinë është parashikuar nga ekspertët e që vërshime të shumta do të ketë edhe vitet në vazhdim.

“Gjasa që Prishtina të vërshohet duke filluar nga viti 2025 e deri në vitin 2030 e tutje, do të jenë çdo vit, sipas parashikimeve që kanë qenë, por fatkeqësisht meqenëse kemi një degradim të madh urban, ku mungon pjesa e vegjetacionit, gjelbërimit  cila do të mbante një pjesë të urave të shirave të rrëmbyeshëm, siç ishte e natës së mbrëmshme, atëherë për pasojë kemi gjendjen që pamë në mëngjesin e sotëm, ku vërshimet janë prezente ose sasia e madhe e ujit që ka ardhur për një periudhë të shkurtër kohore me një intensitet të lartë të reshjeve, menjëherë ka shkaktuar prurje të mëdha sipërfaqësore, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të qytetit,” ka thënë Xhafa në Magazinë në Radio Dukagjini.

Sipas ekspertit, kjo ngjarje si e natës së mbrëmshme do të ndodhë më shpesh në vitet në vijim nëse Komuna e Prishtinës nuk merr masa që ta rikthejë gjelbërimin.

Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, MPB-ja thotë se situata është nën kontroll

“Për fat të keq kjo do të ndodhë edhe më shpesh në vitet në vijim nëse Komuna e Prishtinës me akterët e tjerë nuk marrin masa shpejt që të rikthehen të paktën pjesën e gjelbërimit, aty ku ka mundësi të konvertohen pjesët me beton e asfalt aty ku ka mundësi me trotuaret që përshkojnë ujin dhe të mundohen pjesën e kulmeve të blloqeve të mëdha të akumulojë ujin për pastrim rrugësh,” shtoi Xhafa.

E për vërshimet Xhafa thotë se janë të kombinuar disa faktorë.

  • E para jemi dëshmitarë që Prishtina nga viti 2000 janë shtuar sasitë komulative të reshjeve për Prishtinë, kjo është një faktor që vjen qoftë ndryshimet klimatike apo tjerat që vijnë çdo ditë.
  • Por, pastaj kësaj i kontribuon më shumë betonizimi dhe pjesa e zhvillimit kaotik urban në Prishtinë, pjesa e ndërtimeve kontribuon që e gjithë sasia e reshjeve që bien të kanalizohet në sistemet e tubave dhe pastaj përfundojnë në pikat e ulëta si kjo e natës së mbrëmshme.

Lirohet për qarkullim rruga “Besim Ndreca” në Veternik

Teksa faktorë kyçë të vërshimeve, Xhafa thotë se janë mungesa e gjelbërimeve dhe pjesa e ndërtimeve, kjo është pjesa jo indirekte dhe ndryshimet klimatike, këto kur bëhen bashkë vijnë pasojat si në mëngjesin e sotëm.

Bllokim e dëme materiale në Prishtinë pas reshjeve të shiut

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë gjithë javës së ardhshme vendi do të vazhdojë të përballet me reshje të dendura shiu.

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë vërshime në disa lagje të Prishtinës

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika