Hedhja e mbeturinave në puseta një nga arsyet e vërshimeve në kryeqytet

Pamje të vërshimeve në qendër të Prishtinës më 3 maj 2024

Reshjet e shiut shpeshherë tregojnë pasojat e mungesës së infrastrukturës në qytetet tona, duke bërë që në një kohë shumë të shkurtër të shkaktohen vërshime.

Këtë të hënë, një pjesë e kryeqytetit të Kosovës ishte në kaos si pasojë e reshjeve të shiut, duke i bllokuar disa rrugë e duke shkaktuar kolona jashtëzakonisht të gjata.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” të TV Dukagjinit, ishte drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, i cili tha se gjatë ditës së sotme kanë intervenuar në mbi 25 raste.

“Kemi intervenu në mbi 25 raste në kryeqytet, gjendja në mëngjes ka qenë e rënduar, sidomos e bllokadës në komunikacion, por ia kemi dalë mbarë. Me krejt ekipet zjarrfikësit, policisë, emergjencave dhe gjitha rastet janë sanuar. Jemi në fazën e dytë të monitorimit për dëmet e shkaktuara në kryeqytet”, tha ai.

“Sic e cekët, këto janë probleme endemike që i shkaktojnë problem kryeqytetit, posaçërisht infrastrukturës që është e rënduar për shkak të rritjes së kryeqytetit dhe ndërtimeve. Problemi nuk është vetëm te stacioni I autobusëve, por kemi edhe në rrugën Muharrem Fejza, në rrugën B”, vijoi ai.

Një pjesë e fajit, sipas tij, i takon vetë qytetarëve, të cilët në mënyrë të papërgjegjshme hedhin mbeturina në puseta, duke shkaktuar bllokimin e tyre.

“Ka papërgjegjësi të qytetarëve, sot e kemi vërejt që qytetarët i hedhin mbeturinat në puseta dhe kanalizime, e bllokojnë qarkullimin e ujit dhe vjen deri këtu. Jemi duke punu për ta rregullu infrastrukturën”, tha ai.

Disa puseta, sipas tij, janë mbyllur me qëllim nga qytetarët.

“Kemi vërejt shumica e pusetave janë larguar, janë mbyllur me qëllim  nga qytetarët, nga ndërtuesit, do ta forcojmë monitorimin e dënimin që këto lloj veprime të ndalen e të dënohen sepse shkakton rrezik”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika