Youtube bllokon kanalet ruse

YouTube ka njoftuar të premten e 25 marsit se do t’i bllokojë globalisht kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti.

Kompania YouTube, gjithashtu, tregoi se në rrjetin social “Twitter” ka filluar bllokimin e kanaleve të RT dhe Sputnik, në të gjithë Evropën.

“Ne ndaluam fitimin e parave dhe kufizuam ndjeshëm rekomandimet për kanalet mediatike të financuara nga shteti rus. Të dy veprimet janë globale”.

“Ekipi ynë i Mirëbesimit dhe Sigurisë ka punuar për të hequr shpejt përmbajtjen dhunuese. Ne kemi hequr qindra kanale dhe mijëra video për shkelje të Udhëzimeve tona në Komunitet, duke përfshirë politikat tona rreth praktikave mashtruese dhe dezinformatave”, kanë thënë nga Kompania YouTube, duke shtuar se kanë ndërmarrë edhe hapa të tjerë, qëkur Rusia filloi invazionin mbi Ukrainë.

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe kompania e “Spotify” ditë më parë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika