(VIDEO) “Në Rusi ose Serbi” – Babai i Triumf Rizës tregon se ku mund të jetë Enver Sekiraqa

Në një prononcim për “Five” të TV Dukagjinit, Shefqet Riza tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar.

Shefqet Riza

Arratisja e Enver Sekiraqës ka qenë e pritshme sipas Shefqet Rizës, babait të Triumf Rizës.

Në një prononcim për “Five” të TV Dukagjinit, ai tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar.

“Ka qenë e pritshme sepse në disa seanca kanë propozu mbrojtja të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak, unë si palë e dëmtuar kam kundërshtuar disa herë, edhe prokurori ka kundërshtu me ngulm. Sa kemi qenë aty nuk është miratu, papritmas… morëm vesh që gjykata e ka liru, faji është i gjykatës pse e kanë bërë këtë, s’e kam të qartë. E kam quajt këtë një skandal, çdo kush që dënohet mbi 5 vjet s’është e logjikshme të jetë në burg shtëpiak, por duhet në paraburgim. Le ta bajnë barrën organet e drejtësisë, të merren me këtë rast, mua më së paku si babë I Triumfit më përket të flasë për të. Ai nuk ka vdek për pikë të qefit, por ka vdekë në mbrojtje të ligjit, ai i ka pri hallkës së drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, Sekiraqa mund të jetë arratisur në Rusi ose edhe në Serbi. Ai tha se pas vrasjes së Triumfit, Sekiraqa ishte strehuar te Millan Radojçiqi e Veselinoviqi.

“Ajo është konfirmu, arratisja mundet me bë ose në Rusi ose në disa vende që mundet me gjetë strehim, edhe në Serbi, edhe në Serbi pas vrasjes ka gjetë strehim. Koha Ditore ka shkruar në faqen e parë që është takuar me Veselinoviqin e Radojciqin. Besoj që ka me u zënë, s’ka qare pa u zënë”, tha ai.

Riza tha se Sekiraqa është kriminel i cili për shumë vite e ka terrorizuar gjithë Prishtinën.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika