Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe drejtori i GIZ Kosova, David Pberhuber dhe Hans-Juergen Cassebs, menaxheri i projektit ITP, të hënën e 10 qershorit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”.
Marrëveshja e bashkëpunimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren” ka vlerën 11 milonë euro. Qeveria e Kosovës kanë kontribuuar financiarisht 6 milionë euro, ndërsa Qeveria e Gjermanisë ka kontribuuar financiarisht 5 milionë euro.
“Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren” është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman.
Ky projekt synon krijimin e një mjedisi më të mirë për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, dhe që pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane. Murati ka theksuar rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si projekt që premton mundësi zhvillimi për bizneset në vend.
Murati është shprehurt se projekti “ITP Prizren” gjithashtu do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
David Oberhuber, drejtori i GIZ Kosova, ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e këtij projekti.
“Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni” është projekti më i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve deri më tani.