SHBA këmbëngulëse në Asociacion, nënsekretarja shpreh shqetësime për disa vendime të qeverisë

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen,

Nënsekretarja e Departamentit të Shtetit, Elizabeth Allen, është shprehur se duhet të ketë përparim shtesë në themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, Allen ka shprehur shqetësim ndaj krerëve të shtetit për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Allen, janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik.

Ndërkaq, Allen ka kërkuar rritje të bashkëpunimit pasi ka shprehur shqetësime për disa vendime të Kosovës.

“Theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpuni”, tha nënsekretarja e Departamentit të Shtetit, në Rubikon.

E partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së, Allen e quan si parteritet të fuqishëm.

Sa i përket diskutimeve për Asociacionin, sipas nënsekretares, duhet të ketë përparime shtesë.

“Absolutisht, ne kemi një partneritet të fortë. Kjo është e rrënjosur në historinë tonë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën, të ardhmen e Kosovës si një demokraci shumëetnike, me rrënjë në Evropë, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështjet kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku ne do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, si dhe për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara aftësinë për të vazhduar të jenë avokatë efektivë”, shtoi Allen.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika