Pas vdekjes së diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se Menzies ka shërbyer në ditët më të rënda për Kosovën.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së Menzies për Kosovën.
“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë, fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani.
Ambassador John Menzies, a great friend of our country and the former 🇺🇸 Head of Mission in Kosovo, has sadly passed away.
He served in 🇽🇰 in our darkest days, and amplified our calls for peace and independence.
Sincere condolences to his family and friends.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 28, 2022
Diplomati i parë amerikan në Kosovë ka ndërruar jetë të dielën e 28 marsit.
Pos Kosovës, ai ka shërbyer si ambasador edhe në Bosnjë e Hercegovinë, nga 7 janari deri më 15 dhjetor të vitit 1996.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila përmes një shkrimi në Twitter e ka quajtur Menzies-in mik të Kosovës dhe diplomat parimor.
“Ndihem e thyer nga vdekja e papritur e John Menzies, një mik i vërtetë i Kosovës. Një diplomat i jashtëzakonshëm dhe parimor, John Menzies shërbeu si Shef i Misionit në kohët tona më të vështira pas luftës”, ka shkruar Gërvalla.
Për Gërvallën, Menzies ishte një shkëmb i popullit të Kosovës.
“Nuk do ta harrojmë kurrë”, shtoi ajo.
I am devastated by the sudden death of John Menzies, a true friend of Kosova. An exceptional and principled diplomat, John Menzies served as 🇺🇸 Head of Mission in 🇽🇰 in our most difficult times after the war. He was a rock for our people. 🇽🇰 owes him a lot. We will never forget. pic.twitter.com/qMMgTeVSiz
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 27, 2022