Shuarja e “NKEC”, Hoti – Qeverisë: Jeni përgjegjës për mijëra euro të shpenzuara kot

Lidhur me shuarjen e ndërmarrjes energjetike "NKEC", deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia në pushtet ka përgjegjësi për mijëra euro, sipas tij, të shpenzuara kot dhe, siç është shprehur ai, auditori ka rekomanduar para shumë kohësh shuarjen e saj

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas shuarjes së ndërmarrjes energjetike “NKEC”.

Sipas Hotit, që kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”, nuk ka pasur asnjë shkak për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje energjetike.

Deputeti i LDK-së ka thënë se partia në pushtet ka përgjegjësi për mijëra euro, sipas tij, të shpenzuara kot dhe, siç është shprehur ai, auditori ka rekomanduar para shumë kohësh shuarjen e saj.

Ai ka shtuar se Qeverisë i ka “rënë ndërmend” për këtë pas ballafaqimit që kishin në Kuvend.

“Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që ta shpërbëjë ndërmarrjen energjetike “NKEC”.

Kjo ndërmarrje prej vitesh ishte pa funksion, por vetëm brenda vitit 2022 ia ka harxhuar buxhetit të shtetit afër 100 mijë euro në paga për shtatë anëtarë të saj.

Lexo më shumë: Qeveria shuan ndërmarrjen energjetike “NKEC”

Ndërmarrja energjetike “NKEC” është themeluar si shoqëri aksionare në vitin 2018 nga qeveria e atëhershme, me qëllim të marrjes së të gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga termocentrali “Kosova e Re”, si ndërmjetësuese në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, kompani kjo që ishte angazhuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Pas shkëputjes së marrëveshjes në mes të Qeverisë Kurti dhe Contour Golbal, stafi i “NKEC” vazhdon të paguhet, pa punuar.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika