Gjermania thotë se drafti i Lajçakut për Asociacionin bazohet në atë të FES-it

Gjermania ka potencuar se drafti i Lajçakut është i inspiruar në draftet e propozuara më herët, përfshirë edhe draftin e FES (Friedrich Ebert Stiftung) i prezantuar në vitin 2022

Ilustrim

Drafti për Asociacionin, i propozuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sipas Gjermanisë e ka përkrahjen e shteteve të QUINT-it.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të jashtme e Gjermanisë kanë thënë se drafti i Lajçakut është përgatitur në mënyrë të kujdesshme nga ekspertë dhe juristë evropianë, duke u bazuar në praktikat më të mira të Evropës.

Kjo Ministri ka potencuar se drafti i Lajçakut është i inspiruar në draftet e propozuara më herët, përfshirë edhe Draftin e FES (Friedrich Ebert Stiftung) i prezantuar në vitin 2022.

“Qeveria gjermane e sheh si urgjente nevojën për hapa vendimtarë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe lëvizjen përpara të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Drafti i prezantuar nga përfaqësuesi special për Dialogun, Miroslav Lajçak, ishte përgatitur me kujdes me ndihmën e juristëve dhe të ekspertëve evropianë, duke u bazuar në praktikat ekzistuese më të mira në Evropës.

Është inspiruar gjithashtu edhe nga propozimet e mëhershme për Asociacionin, përfshirë edhe atë të FES-it që u prezantua në publik në vitin 2022. Merr parasysh kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Drafti i përfaqësuesit special ka përkrahjen e plotë të Evropës dhe të partnerëve transatlantikë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së (QUINT)”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë qëndrim të Berlinit zyrtar dhënë për Gazetën Express thuhet se avancimi i procesit bazuar në linjat e sugjeruara nga QUINT-i do të demonstronte përkushtimin e Kosovës për të drejtat e minoriteteve, kësisoj edhe forcimin e Kosovës, dhe do të rienergjizonte dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu, theksojnë se nëse Kosova do të ndjekë sugjerimet e aleatëve, një gjë e tillë do të siguronte edhe përkrahjen më të gjerë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga QUINT-i do të demonstronte përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke rienergjizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Do të siguronte mbështetje të gjerë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas dështimit të Kosovës që të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave ka thënë se oferta e Kosovës për Asociacionin ka humbur aktualitetin dhe relevancën pas kësaj mbledhjeje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika