Scholz: Në BE nuk mund të hyjnë dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën

Gjatë vizitës në Kosovë, kancelari Olaf Scholz, ka thënë se marrëveshja politike është një kusht politik i përgjithshëm, ku sipas tij, për Kosovën është me rëndësi të çohet përpara dialogu me Serbinë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur mjaft i gëzuar, pasi Kosova është vendi i parë që ai ka vizituar, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

“Gëzohem që po vizitoj Kosovën si vend të parë në udhëtimin tim në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Scholz.

Scholz ka thënë se së bashku me Kurtin kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave që  mungon ende, dhe për qasjen e Kosovës në raport me zhvillimet në Ukrainë.

Scholz është shprehur se për zemër e ka edhe themelimin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me Kurtin kanë folur edhe për Procesin e Berlinit.

Sipas tij, për Kosovën është me rëndësi të çohet përpara dialogu me Serbinë.

“Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje e përgjithshme përmes një marrëveshjeje. Një marrëveshje politike është kusht i rëndësishëm, që marreveshja në fund të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të hyjnë ne BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën” ka thënë Scholz.

Scholz ka thënë se edhe liberalizimi duhet të shkojë përpara, BE duhet të bëjë punën e saj.

Sa i përket BE-së, Scholz është shprehur se rruga drejt BE-së ka shanse realiste, ku për këtë çështje ai ka besim.

Sipas kancelarit gjerman, vendet duhet të jenë të gatshme për kompromise pragmatiste, dhe ato duhet t’i plotësojnë kushtet.

Ndër të tjera, Scholz shtoi “Procesi i Berlinit është shenjë që Gjermania do të bëjë cfarëdo që është e mundur që t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së”.

“Në Evropë është me rëndësi që të ketë një proces që zhvillohet në mënyrë të duhur dhe të pranohet”, ka shtuar Scholz.

Scholz për Ballkanin e Hapur: Tregu i përbashkët rajonal mbetet prioritet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika