Nga skenat e vogla te Teatri Kombëtar, Grajqevci rrëfen përvojën e tij muzikore

Dj Kron Grajqevci, i njohur edhe si producent, rrëfen përvojën dhe udhëtimin e tij në botën e muzikës elektronike.

Nga një fëmijë që përcillte ritmin e muzikës me disa pjata dhe lugë në koncerte, Dj-i shfaq talentin e tij më të madh për muzikën.

Është kompozitori Fahri Beqiri që zbuloi këtë talent, të cilin e drejtoi drejt një udhëtimi artistik.

“Para pesë vjetëve kam filluar me DJ. I kam pasur pesë vjet kur prindërit e mi kanë pasur koncert në Ansamblin Shota, kam shku shpesh m’i shiku, i kqyrsha edhe nga televizioni, edhe i merrja disa pjata, lugë, edhe e përcillja ritmin. Kur e kanë pasur një koncert të radhës, kompozitori Fahri Beqiri e ka pa atë talent që e kam pasur unë, më ka marrë me performu me Ansamblin Shota në Teatrin Kombëtar, i kam pasur 5 vjet. Në total albumi më ka marrë kohë për me përgatitë në total 6-8 muaj. Kam pasur edhe bashkëpunime me DJ të tjerë, ka qenë pak e vështirë sepse ka qenë një projekt i madh për mua, nuk është shumë e lehtë të bësh album”, u shpreh Grajqevci në emisionin “Reload” në TV Dukagjini.

Në mënyrë virtuale, bashkëpunimi dhe puna në shtëpi çoi deri në krijimin e një albumi.

“Albumin e kam punuar në shtëpi dhe bashkëpunimet i kemi bërë në mënyrë virtuale. Në ekip jemi 5 veta, secili ia plotëson zbrazëtirat njëri-tjetrit. Krejt jemi të moshës së njëjtë”, tha ai.

Nga rrugët e vogla lokale, energjia e tij shpërfaqet në skenën e muzikës elektronike dhe hip-hop.

Një artist i shquar që udhëton nëpër zhanre, por që gjithmonë kthehet te origjina, te muzika elektronike, atje ku i fle shpirti i tij.

Në rrëfimin e tij, Dj-i na udhëton në një botë të jashtëzakonshme të muzikës, një udhëtim i mbushur me pasion, talent dhe kërkime për identitetin e tij artistik.

“Performanca ime e parë ka qenë në një lokal të vogël, pa pagesë. E pashë që po e bëj me qejf dhe publikut po i pëlqen energjia ime. Kam pasur shumë emocione. Prej asaj dite i kam bërë 300-400 ndeja deri më tani. Kam fillu me muzikë elektronike… pastaj Hip-Hop, por në fund të fundit u detyrova të kthehem aty ku më fle emra, te muzika elektronike”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika