Ish-emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova dhe ShBA në të kaluarën kanë pasur marrdhënie më të mira mes vete sesa nën Qeverinë Kurti.
Por, sipas tij, kjo nuk e ndryshon faktin që ShBA do të jetë gjithmonë garantuese e pavarësisë së Kosovës.
“Kosova ka pasur marrdhënie më të mira me ShBA-në në të kaluarën dhe është sfiduese. Sic kam thënë më parë, ShBA-të janë të përkushtuara për pavarësinë e Kosovës, për integretin territorial, kjo s’do ndryshojë asnjëherë. Në të njëjtën kohë, ne kemi partneritet shumë shumë të thellë me popullin e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë asnjëherë”, tha ai.
Escobar tha se me qeverinë aktuale të Kosovës nuk kanë pasur gjithmonë mirëkuptim. Ai tha se shpreson që mardhëniet të përmirësohen sa më shpejt.
“ShBA-të qëndrojnë shumë pro Kosovës, dhe sa herë e vizitoj Kosovën, ndjej një ndjenjë që janë shumë proamerikan. Kjo na jep fuqi të jashtëzakonshme në mardhëniet, por nuk është sekret që kemi pasur sfida në vizionin e përbashkët për rajonin dhe në mirëkuptim të përbashkët që si mund të punojmë bashkë ta avancojmë Kosovën në projektet nacionale. Shpresoj që do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe mund të them nuk ka asgjë tjetër pos qëllimit të mirë nga ShBA dhe nga gjithë QUINT-i, për ta improvizuar atë marrëdhënie”, tha ai.
🗣️ DAS Escobar tells @IlvaTare that the relationship between the US and Kosovo can be challenging.
“We’ve had challenges in having a common vision for the region and a common understanding of how we can work together.”
Watch #BalkansDebrief: https://t.co/FZvehcUj44 pic.twitter.com/KruWbO1ebT
— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) May 21, 2024