Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Seanca e sotme do të fillojë në ora 09:00.
Dje, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se nuk do të mbështetet më në dëshminë e 10 dëshmitarëve, pas urdhrit nga Trupi Gjykues.
Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.
“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhej në njoftim.