Një grua është gjetur e vdekur në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.