Shtyhet debati parlamentar për politikën e jashtme, mungojnë Kurti e Gërvalla

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në emër të të gjitha grupeve të tjera parlamentare, ka kërkuar që debati i paralajmëruar për politikën e jashtme të shtyhet deri në seancën e radhës.

Kështu ka thënë ai, pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishin të pranishëm në sallë.

Sipas Tahirit, nuk është i arsyeshëm që ky debat të mbahet pa marrë pjesë Kurti dhe Gërvalla në seancë.

“Jemi njoftuar nga mazhoranca që ministrja e Punëve të Jashtme dhe kryeministri nuk do të jenë në Kosovë sot, kur ne veç se e kishim caktuar ditën për këtë seancë, prandaj një debat i tillë nuk ka kurrfarë kuptimi që të mbahet”, është shprehur ai.

Tahiri, po ashtu, shtoi se janë disa çështje për të cilat do të donin të merrnin përgjigje, pikërisht, nga Kurti e Gërvalla, andaj sipas tij, deputetët e grupeve parlamentare kanë vendosur që t’i presin deri në seancën e radhës që do të caktohet pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

“Janë disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësim i yni, për të cilat presim të marrim përgjigje nga kryeminsitri dhe ministrja e jashtme”, ka shtuar ai.

Ndonëse, ky debat parlamentar është shtyrë, seanca e rregullt ka vazhduar, megjithëse numri i pranishëm i deputetëve ishte i paktë.

Në sallën e kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca, është munduar që përmes ziles t’i ftojë deputetët që ndodheshin në hollin apo byfenë e kuvendit.

Ndërkohë, pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.

Ndërkaq, pikë e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është propozimi i Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc, për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Ndërsa, dy pikat e fundit të seancës plenare janë zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika