Tahiri: Taktikë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në korrik, e ka diasporën këtu

"Aleanca nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkim ose dorëheqje të Kurtit, taktikë e tij të shkojë në zgjedhje në mes korrikut kur e ka diasporën këtu, e tu ikë përgjegjësive. Duhet të ballafaqohet të premten me ne për dështimet që ka pasë", ka deklaruar Tahiri i AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka theksuar sërish se kjo parti nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon vetëm shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ose dorëheqjen e tij.

Tahiri e ka quajtur “taktikë” të Kurtit hapësirën për zgjedhje në mes të korrikut, duke thënë se diaspora gjendet këtu.

“Aleanca nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkim ose dorëheqje të Kurtit, taktikë e tij të shkojë në zgjedhje në mes korrikut kur e ka diasporën këtu, e t’u ikë përgjegjësive. Duhet të ballafaqohet të premten me ne për dështimet që ka pasë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se për tema që janë të interesit nacional, Kurti mban takime vetëm kur do ai.

Ai e ka quajtur “goditje” të mirëbesimit ndërpartiak, diskutimin për shpërndarje të Kuvendit menjëherë pas takimit që i thirri partitë opozitare.

“Nuk ka logjikë me të thirrë në takim, me fol për agjendën legjislative, pas mbledhjes, me u dorëzu e me fol për shpërbërje, kjo është goditje që i bëhet tavolinës e mirëbesimit ndërpartiak e politik në skenën politike”, ka vijuar Tahiri.

AAK-ja ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar në lehtësim të procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ai e ka cilësuar “skandal” gjendjen në këtë aspekt.

Ndonëse ka hyrë në fuqi ky ligj nëntë muaj më parë, Tahiri ka thënë se në vend të 50 centëve për votë, sërish diaspora duhet të paguajë nga 70-80 euro.

“Votimi jashtë vendit për vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora vazhdon të manipulohet duke e penguar zbatimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar. Janë bërë 9 muaj qëkur ky ligj ka hyrë në fuqi e nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të mundësuar votimin e vëllezërve dhe motrave tona sipas këtij ligjit. Deri më tani nuk ka asnjë informatë asnjë marrëveshje ndërshtetërore për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në ambasada siç thotë ligji”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika