Paralajmërimi i Francës dhe thirrja për stabilitet pas aksionit policor në veri

Ministria e Jashtme e Francës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me “veprimet e njëanshme” të Kosovës, pas aksionit policor në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ministria e Jashtme e Francës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me “veprimet e njëanshme” të Kosovës, pas aksionit policor në ndërtesat e Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar më 21 maj, Ministria e Jashtme thekson se këto veprime po përkeqësojnë situatën dhe po rrezikojnë diskutimet për dialogun në Bruksel.

“Franca është e shqetësuar nga operacioni i fundit i Policisë së Kosovës që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës. Këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve”, thuhet në reagim.

Franca ka bërë thirrje për rikthimin e palëve në bisedime dhe të punojnë për propozimin e fundit për dinarin.

Ajo ka theksuar nevojën për përmbajtje dhe angazhim të të dyja palëve për të zgjidhur çështjet nëpërmjet propozimit të fundit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajojmë të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit të marrin transferta financiare nga Serbia”, vijon reagimi i Francës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika