Paraburgimi për Sadik Durakun “po skadon”, MPJD nuk jep informacione

Familjarë të Sadik Durakut nga Kosova, i ndaluar në Serbi qysh më 17 prill, thonë se nuk kanë informacione se çfarë është duke ndodhur me të

Familjarë të Sadik Durakut nga Kosova, i ndaluar në Serbi qysh më 17 prill, thonë se nuk kanë informacione se çfarë është duke ndodhur me të, ndërkohë që avokati thotë se masa e paraburgimit të tij është “duke skaduar”.

Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike, u arrestua muajin e kaluar në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët.

MPJD-në nuk ka dhënë informacione për rastin e tij tash që ka përfunduar ky afat.

Vëllai i Sadik Durakut, Avdyl Duraku, thotë se është “tejet i shqetësuar” për fatin e tij.

“Nuk e di se si të veproj nga Kosova… Avokati i tij, tash e tri javë, na thotë se në këtë javë mbahet seancë, në këtë javë… Vëllai im po mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë”, thotë Duraku për REL-in.

Shton, po ashtu, se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, pasi vuan nga problemet në zemër.

Avokati i Sadik Durakut, Goran Petronijeviq, thotë se klientit të tij është “duke i skaduar afati i paraburgimit”, por nuk specifikon kur.

“Tani vendoset nëse do të vazhdohet paraburgimi prej 30 ditësh apo do të ndryshohet me ndonjë masë tjetër”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Petronijeviqit, masa e ndalimit është caktuar për shkak të, siç është thënë, rrezikut të arratisjes, sepse bëhet fjalë për shtetas të huaj, por edhe “shqetësimit publik”, meqë mediat kanë raportuar për rastin.

Akuza për “shqetësim publik” u hodh poshtë në apelin e tij.

Petronijeviq thotë se masë më e përshtatshme do të ishte arresti shtëpiak ose lirimi me obligimin që Duraku të qëndronte në Serbi derisa të zgjidhej rasti.

Përkundër insistimit të REL-it, ai nuk jep ndonjë datë se kur mund të mbahet seanca për Durakun.

Familjarët thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

Petronijeviq thotë, po ashtu, se beson se Duraku nuk është person i kërkuar për krime lufte.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd konfirmoi më herët për REL-in se është e informuar për rastin e Sadik Durakut./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika