“Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre”, ishin në fokus i takimit që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pati me Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve.
“Sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi, sipas komunikatës së këtij dikasteri thuhet se u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës.
“E cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon”.